Office 365 për ty

Office 365 është një shërbim dhe vegël e cila iu mundëson që të komunikoni me shokët/kolegët dhe mësuesit. Të qaseni në informacion të besueshëm përmes shfletuesve të ndryshëm të ueb dhe pajisjeve të ndryshme. Nëse jeni të pranuar në një shkollë publike dhe shkolla iu mundëson që të bëni një gjë të tillë, ju mund të përdorni pa pagesë programet e Office.


Different devices

Qasja nga pajisjet e ndryshme

Dokumentat tuaja do t’i keni gjithmonë në dispozicion pa marrë parasysh se çfarë pajisje përdorni. Ju mund të qaseni në ato dokumenta përmes kompjuterit në shkollë, dhe gjithashtu edhe nga telefoni juaj i mençur derisa jeni në lëvizje apo nga tableti juaj kudo dhe kurdo. Ju mund të editoni dokumentat tuaja në Word, Excel apo Power point “online” apo përmes aplikacioneve të dedikuara në të gjitha sistemet e aplikueshme operative.

Merrni pa pagesë Office-in

Gjatë periudhës së plotë të edukimit, juve iu mundësohet pajisja pa pagesë me liçensa të softueit Office. Mund të instaloni aplikacionet e fundit nga Word, Excel apo Power Point deri në dhjetë pajisje dhe të punoni pa pasur ndonjë shqetësim. Normalisht, për aq sa Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë ka kontratë aktive me Microsoft.

Office Collaboration

OneNote notes

Të dhënat tuaja në një vend

Me përdorimin e ueb aplikacionit OneNote, mund të ruani të gjitha të dhënat, fotot apo informacionin e rëndësishëm në një vend, në të cilin mund të qaseni nga pajisjet e ndryshme. . Mund të organizoni të dhënat nga shkolla në laptopin tuaj, të fusni të dhëna shtesë, të importoni materiale, apo të krijoni audio apo video sekuenca të shkurta. Ju më vonë mund të kërkoni në përmbajtjen e të dhënave tuaja të ruajtura përmes një kërkuesi. Ju mund të qaseni në informacion më të detajuar të shërbimeve dhe përdorimit të ueb aplikacionit OneNote duke klikuar në butonin e mëposhtëm.

Më shumë informacion

Bashkpunoni me shokët/kolegët tuaj në Office Online

Office “Online” është një version pa pagesë i softuerit Office i cili iu mundëson që të krijoni, redaktoni apo të ndani dokumenta me kolegët tuaj të klasës, edhe nëse ata nuk e kanë të instaluar Office-in. Ruani dokumentat tuaja në OneDrive dhe bashkëpunoni me kolegët, shokët apo studentët e shkollave tjera në mënyrë transparente dhe në kohë reale. Ju mund të përdorni dokumentat tuaja të ruajtura edhe nëse nuk keni qasje në ueb.

Office Collaboration