Jam një vajzë që nuk flet shumë. Dëgjoi këshillat e tjerëve. S’kishte arsye që prindërit e mi të dyshonin në mua. Sapo dola në klasë më të larta çdo gjë ndryshoi. Në një ditë, e mallkuar qoftë ajo ditë, nëna më tha që nuk kishim mundësi të shkollohesha më tej. Babi kishte vendosur ta shkollonte vëllaun se ai do të arrinte diçka në jetë e unë jo. U ndjeva si lulel e vyshkura e cila ndahet nga lulet të cilat gjithmonë kuvendonin së bashku. Ndihem e mbyllur në vetmi dhe po qaj pse babai dyshoi në aftësitë e mija. Tani me lot në sy pyes: A jam e vetmja që si 16 vjeçare po e ndërpres shkollimin?
Elvira Muja (16)
RSS feed for comments on this post. | TrackBack URI
Nuk është e vetmja Elvira që po ia ndalojnë shkollën. Edhe ne vajzat kemi të drejtat tona. Mendoj se prindërit e saj kanë gabuar kur kanë zgjedhur mes vellaut të saj dhe asaj. Duhet gjetur mundësitë që të gjithë të shkollohen sepse është e domosdoshme çofsh djalë apo vajzë.
Albiona Paqarizi (11)
Comment by Ditar Fëmijësh — June 9, 2009 @ 8:15 am
Fatkeqësisht ende në Kosovë ka raste të tilla kur prindërit bëjnë dallime në fëmijët e tyre. Ashtu si djali edhe vajza duhet të kenë të drejta të barabarta për shkollim, arsimim. Ajo është bazë për një njeri që i mundëson të ketë identitet, kulturë e mbi të gjitha dije. Shpresoj që në të ardhmen të mos ballafaqohemi me probleme të tilla. Por, mbi të gjitha të shkollohemi në mënyrë që të ngrisim nivelin dhe kulturën e shtetit tonë.
Arlinda Morina (15)
Comment by Ditar Fëmijësh — June 9, 2009 @ 8:16 am
Në vendin tonë për fat të keq ka dallime mes gjinive. Në të shumtën e rasteve i ndalojnë vajzat për shkak të kushteve të rënda ekonomike. Vajzat dhe djemtë duhet t’i kenë të drejtat e barabarta për shkollim. Puna dhe angazhimi ynë në mësim nesër do të ndërojnë familjen dhe rrethin ku jetojmë. Prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm për të ardhmen e fëmijës së tyre. Elvira nuk je e vetmja ka shumë raste tjera dhe ky është problemi që më preokupon.
Marigonë Morina (15)
Comment by Ditar Fëmijësh — June 9, 2009 @ 8:17 am
shum keq qe ja kan nal shkollen :@ o zot o zot a nalet shkolla qikes me ja lshu djalit
Comment by agnesa — June 16, 2009 @ 8:02 pm
shummmmmmmm mirrrrrrr hahahhahhhhhhhaaaaaaaaaaaa
Comment by alba — June 16, 2009 @ 8:03 pm
Tung!
Se pari duhet te tregoj se nuk dia shumë mirë te shkruaj shqipë, por do te mundohem.
Në menyren juridike rastin tanë e quajm diskrimining per shkak gjinije.
Dri në vitin e 60-ta thuaja se femrat kosovare nuk jan leju te shkojn fare ne skollen e mesme. Në ket aspekt Kosova ka arritë shumë per disa vite per shkak se shumë femra sotë lejohen nga familjaret te studion edhe në sholla te larta. Por ka ende raste te tilla që disa femra nuk lejohen te shkojn në shkolla te mesme a mos te foli per sholla te larta.
Cilat janë keto raste? Shumë her ka te bojë që prind e ati femilj nuk kan vet shkollen e mesme te kryr dhe nuk ja dinë ransin shkolles. Ka edhe raste që ka te boj me kultur dhe fe.
Unë si jurist në një organisat shtetrore që ditë perballem me raste të tilla por jo nga kosova, por shumë herë me persona me prejardhje nga lindja e mesme.
Sipas kushtetutes te Suedis qda person pa marr parasysh qendjen fysike dhe psykike duhet te kryaj shkollen fillore. Gjymnazi eshtë vullnetarisht.
Unë kisha mund ti jap disa kshilla se qka mundesh ti me ba, por ato jan te rresikshme, per ket arsy po e perfundoj letren time ketu.
Comment by Fadil Topallaj, jurist i entit te emigrantve te Suedis — July 7, 2009 @ 10:16 am