A ka dëmëthënje të veçantë veshja e njerëzve? Dikush veshë ndonjëherë rroba vetëm pse është kundër diçkaje, për t’a shfaqur mendimin. Është e rëndësishme të zgjedhim rrobat tona. Ka stile të ndryshme të rrobave. A ndikon ndonjëherë veshja e dikujt në dikë? Ndodhë të veshni rroba të pranushme, dhe nuk mund të bëheni shokë të dikujt që ka veshur rroba Hip Hop. Ndodhë edhe e kundërta. Çka të veshim sot?
RSS feed for comments on this post. | TrackBack URI
Valentina Maliqi (14) Mitrovicë
Veshja dhe kombinimi i tyre ka dëmëthënje të veçantë. Mendimin tim kundër diçkaje nuk e shfaqi përmes rrobave, ka mënyra tjera për t’a shfaqur atë. Zgjedhja ka rëndësi të madhe e sidomos kombinimi. Disa prej stileve më pëlqejnë e disa jo, sidomos jo provokativet. Veshja e dikujt nuk ndikon tek unë sepse çdo kush ka stilin e vet. Edhe pse dallojmë nga veshja nuk kemi arsye që të mos bëhemi shokë. Më pëlqen të vishem thjeshtë.
Comment by Ditar Fëmijësh — March 28, 2007 @ 11:07 am
Gresa Buzhala (14) Malishevë
Në të shumtën e rasteve njerëzit bazohen më shumë në veshjen e një përsoni, por nuk mendoj ashtu. Rëndësi më të madhe ka personaliteti i njeriut. Njeriu mund të veshë stil të rrobave që i përshtatet dhe i pëlqen. Mund të shoqërohem me përsona që më pëlqejnë si shokë pa marrë parasysh si vishen. Rrobat tregojnë një lloj të pasqyrës së personalitetit të njeriut, shumë përsona mund t’i dalloni se çfarë përsoni është vetëm me një shikim. Me rëndësi është të kesh personalitet, sepse rrobat mund të ndërrohen gjë që nuk mund të bëhët te personaliteti.
Comment by Ditar Fëmijësh — March 29, 2007 @ 4:04 pm
Edita Maliqi (14) Mitrovicë
Mendoj se ka dëmëthënje të veçantë se a vishemi bukur a jo. Nuk vishem që të jem kundër diçkaje por që të dukem bukur. Për mua ka rëndësi zgjedhja e rrobave, sidomos kombinimi i tyre. Mirë është që të gjithë të kemi stile të rrobave të ndryshme, kjo na bën të dallojmë nga të tjerët. Secili ka të drejtë në zgjedhje dhe nuk më pengon të shoqërohem me shokët që kanë stil ndryshe nga unë. Veshi rroba që i përgjigjen moshës sime ndërsa në ditët e veçanta dallon.
Comment by Ditar Fëmijësh — March 29, 2007 @ 4:10 pm
Blertë Begaj (14) Malishevë
Veshja e njerëzve nuk ka shumë rëndësi, njeriu së pari duhet të jetë i pastër, pastaj vjen veshja. Te disa, veshja ka rëndësi të madhe. Asnjëherë nuk veshi rroba kundër diçkaje apo dikujt. Veshi ato rroba që më pëlqejnë. Blej ato rroba që më pëlqejnë dhe nëse është çmimi shumë i lartë nuk i blej. Mendoj se stilet janë të ndryshme me njëra-tjetrën, p.sh. kam dëshirë të veshi rroba të thjeshta dhe shoqja ime le të jet sa më moderne. Veshja e saj nuk më pengon. Asnjëherë nuk veshi rroba Hip Hop sepse s’më pëlqejnë. Nuk më pengon shoqëria më atë që veshet ndryshe nga unë.
Comment by Ditar Fëmijësh — March 29, 2007 @ 5:20 pm
Fatbardha Hajrizi (14) Mitrovicë
Veshja tek njerëzit tregon personalitetin e tyre. Nuk veshi rroba për diçka që jam kundër saj, veshi ato që më pëlqejnë dhe përshtaten. E rëndësishme është që rrobat duhet përshtatur për moshën që kemi. Ka përsona që e teprojnë me veshjet e tyre, kjo më bën që të mos kem mendim të mirë për ta. Kjo ndikon te moshatrët e mi posaçërisht nëse veshja është provokuese. Nuk do të thotë që për arsye të stilit të ndryshëm nuk mund të bëhemi shokë me dikë, secili ka stilin e vet. Kur kam ditë të veçantë dhe dal me shoqërinë, veshi rrobat e para që i takoj në dollapin tim.
Comment by Ditar Fëmijësh — March 30, 2007 @ 10:15 am
Majlind Samadraxha (11) Malishevë
Mendoj që veshja nuk ka dëmëthënje të veçantë për njerëzit por mendoj që rrrobat duhet të jenë shumë të pastra. Disa njerëz e teprojnë shumë me veshje, e disa kanë mendimin tim. Kam dëshirë të veshi rroba të thjeshta, jo që bien në sy. Rrobat elegante duhet të vishen në ndonjë rast të veçantë, si ndonjë dsamë etj. Fare në fund veshja nuk ka rëndësi.
Comment by Ditar Fëmijësh — March 30, 2007 @ 10:19 am
Blerta Samadraxha (13) Malishevë
Veshja ka dëmëthënje të veçantë por nuk luan rol të rëndësishëm në karakterin e njeriut edhe pse disa njerëz keqkuptojnë veshjet e dikujt tjetër. Nuk veshi rroba kundër diçkaje ose të shfaq mendimin tim, por i veshi ato nga dëshira. Stilet e ndryshme të rrobave mund t’i veshë ai qe i pëlqen ato, pa marrë parasysh të cilit stil janë por që t’i përshtatet atij vendi ku shkon. Veshjet e tjerve nuk ndikojnë tek unë. Edhe nëse veshja dallon mund të bëhem shok i atij që ka veshur rroba Hip Hop. Tek unë nuk ndikon veshja por karakteri i përsonit.
Comment by Ditar Fëmijësh — March 30, 2007 @ 10:21 am
Fatjona Shala (11) Malishevë
Disa njerëz veshin rroba të veçanta për ndonjë mbrëmje a ndenjë. Për mua rrobat nuk kanë dëmëthënje aq të veçantë. Më pëlqen të veshi rroba të thjeshta dhe sportive. Disa njerëz e teprojnë sepse veshin rroba që nuk i përshtaten stilit të tij . Disa veshin rroba që iu përshtaten dhe të thjeshta.
Comment by Ditar Fëmijësh — March 30, 2007 @ 12:11 pm
Gentiana Samadraxha (15) Malishevë
Për mua ka rëndësi veshja e pastër por me kohën që jetojmë, njerëzit i kushtojnë shumë rëndësi veshjës. Vajzat, është e pamundur të veshin rrobat që nuk janë në modë. Sa i perket veshjes sime nuk e veçoj nga të tjerët por as veshjet e të tjerëve nuk kanë ndikim në mua. Kam shumë shokë, por veshja e tyre nuk ndryshon shumë nga veshja ime. Sikur të kisha shokë të cilët veshin rroba Hip Hop nuk do t’i veçoja, për mua me rëndësi është personaliteti, gjë që nuk i mungon shoqërisë sime.
Comment by Ditar Fëmijësh — April 2, 2007 @ 1:45 pm
Donjeta Telaku (14) Malishevë
Dëmëthënje ka veshja e njerëzve por dëmëthënje të veçantë ka karakteri që nganjëherë shfaqet me anë të veshjës. Mendoj se është e rëndësishme zgjedhja e rrobave. Më pëlqejnë rrobat që në to ndihem mirë nuk më pëlqejnë veshjet provokative. Kam stilin tim e shoku a shoqja kanë stilin e vet, i respektoj veshjet e tjerve siq e respektojnë veshjen time. Në jetë më e rëndësishme është karakteri njerzor sesa stili i veshjes.
Comment by Ditar Fëmijësh — April 2, 2007 @ 1:56 pm
veshjet jan pjes shoqruse dhe e epa ndashme e qdo njerit ,une personalisht nuk e veshi nje rrob per te kndershtuar diqka po thjesht e vesh veten ne qofse me pelqen mu e nuk mar parasysh mendimet e te tjerve lidhur me stilim tim te te veshuri.apo une nuk veshem per teket e dikuj tjeter apo vetem te hy ne shoqri me dikend tjeter
Comment by festim — August 19, 2007 @ 5:12 pm