November 3, 2007

Çka na brengosë neve?

Filed under: Opinions — Ditar Fëmijësh @ 11:24 am
Blerina Dibrani (13):
Përshëndetje gjithë lexuesve të gazetës NePërJu. Më pëlqen gazeta dhe temat që përmbanë ajo. Por unë kisha pas dëshirë të jetë edhe një temë tjertër. Do të doja të jetë tema me titull brenga ime. Ne si fëmijë kemi brenga të ndryshme prandaj besoj se është me vend të japim mendimin tonë. Shpresoj të më plotësohet dëshira.
 
 
"Edhe ne si fëmijë kemi brenga, prandaj do të ishte mirë të shkruajmë për brengat tona në gazetën tuaj", thotë Blerina Dibrani (13), në shkollën fillore "Idriz Berani" Klinë e Epërme, Skënderaj. Që asaj t’ia plotësojmë dëshirën dhe ju të jeni të hapur në brengat tuaja, tema ‘Brenga ime’ do të sjellë opinione të fëmijëve se për çfarë ata brengosen.

7 Comments »

  1. Kaltrina Gërguri (12), Zabel i ulët
    Brenga ime më e madhe është se shumë fëmijë në botë janë jetim. Kisha dashur pasi që janë jetim ta vazhdojnë shkollën që të mund të punësohen, të bëhen zot të vetës. Shumica e prindërve nuk kanë mundësi të shkollojnë fëmijët e tyre. Kjo është brenga më e madhe për mua. Dëshiroj që çdo fëmijë të jetoj i lumtur dhe pa brenga.

    Comment by Ditar Fëmijësh — November 3, 2007 @ 11:25 am

  2. Aurora Veliu (11), Drenas
    Më brengosë që fëmijët e lënë shkollën e dalin shesin cigare të cilat janë shumë të dëmshme. Shumë fëmijë e mbajnë familjen e tyre nga kjo. Sa herë që shoh njerëz në gjendje të tilla më vjen shumë keq. Kjo është brenga ime me e madhe. Shpresoj që Kosova të përmirësohet në të ardhmen.

    Comment by Ditar Fëmijësh — November 3, 2007 @ 11:25 am

  3. Hygerta Hoxha (12),Drenas
    Më brengosë që fëmijët nëpër fshatra sidomos punojnë punë të rënda fizike. Për çdo ditë shoh fëmijë në rrugë duke shitur gjëra. Dua që kjo gjë të ndalohet nga prindërit apo qeveritarët të cilët nuk bëjnë asgjë për fatin e këtyre fëmijëve. Shpresoj që në të ardhmen të gjithë fëmijët të shkojnë në shkollë dhe të mos shesin gjëra në rrugë dhe kafiteri.

    Comment by Ditar Fëmijësh — November 3, 2007 @ 11:26 am

  4. Shpetim Bytyqi (14), Malishevë
    Tani më brengosë ajo se kur do te vijë dimri do të jetë shumë ftohtë. Nuk e di se a do të kemi mundësi të sigurohemi apo të përgtitemi për këtë stinë të ftohtë.

    Comment by Ditar Fëmijësh — November 3, 2007 @ 11:26 am

  5. Valentina Kuqica (10), Skënderaj
    Gjithëçka më bënë të brengosem. Nëse u ndodhë diçka të afërmeve. Kam kujdes për gjithëçka dhe kjo është ajo çka më bënë të brengosem.

    Comment by Ditar Fëmijësh — November 3, 2007 @ 11:26 am

  6. Fatos Shaqiri (13),Tushilë
    Brengosem që në shkollën tonë nuk mund ta ndjekesh mësimin deri në klasën e nëntë. As nuk kemi kushte të mira për mësim. Poashtu me brengosë që fëmijët nuk janë edhe aq të interesuar për mësim.

    Comment by Ditar Fëmijësh — November 3, 2007 @ 11:27 am

  7. Mergim Hoti (12),Turiqec
    Me brengosë për atë se nuk kemi rrymë. As detyrat nuk mund t’i bëjmë si duhet. Lëre më që nuk ka mundësi të shohim televizion apo emisionet tona të preferuara.

    Comment by Ditar Fëmijësh — November 3, 2007 @ 11:27 am

RSS feed for comments on this post. | TrackBack URI

Leave a comment

XHTML (You can use these tags): <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <code> <em> <i> <strike> <strong> .