November 29, 2006
“Shkolla është vendi i diturisë. Aty gjejmë shumë gjëra të cilat nuk mund t’i dimë as në rrugë, as në shtëpi.” “Nëse nuk shkojmë në shkollë nuk do të jemi të edukuar dhe nuk do t’i respektojmë të tjerët.”" Për mua është gjëja më e bukur në jetë. Është e domosdoshme sepse prej saj kemi dobi.” ” Do të na pëlqente të kemi kushte që mësimin ta zhvillojmë me metoden e re.”
Viti i ri shkollor ka filluar, të gjithë shkojnë në shkollë përseri. Por pse duhet të shkojmë në shkollë? Çka mësoni atje? A mësoni diçka më ndryshe se tema normale, si biologji dhe histori. A mendoni si të bëni shoqëri dhe si të punoni së bashku? A mendoni se kjo është e rëndesishme? Pse mendoni se shkolla është e domosdoshme? Ose ju mendoni se nuk është e domosdoshme dhe ju mund të mësoni çdo gjë në shtëpi ose në rrugë. Çka mendoni për sistemin mësimor në shkollën tuaj? A ju pëlqejnë metodat moderne të mësimit? Çka mendoni për punën në grupe? Çka do të ndryshonit në sistemin shkollor?
Dëgjon të tjerët se si shprehin mendimet e tyre dhe ndodh që nuk pajtohen me ato mendime, pa marrë parasysh se kënd duhet ta kundërshtosh. Të flasësh dhe ta shprehësh mendimin tënd, apo më mirë të heshtësh. Ne kemi të drejt të shprehim mendimin tonë, por si e marrin atë më të moshuarit. Të kundërshtosh dikë më të moshuar sigurisht se nuk të marrin për të mirë. Të tjerët mendojnë se kjo ndodh nga se si të rinj nuk jemi të edukuar mjaft dhe nuk po i respektojmë të tjerët sa duhet. Por, kjo nuk është aspak e vertetë. Thellë në mendimet tona, e dimë se të tjerët kanë përjetuar me shumë gjëra. Sigurisht se vetë koha i ka bërë të kuptojnë më shumë gjëra për jetën dhe për këtë, ne fjalët e tyre i konsedirojm si ‘ligj’ për ne. Por këtë duhet të na e tregojnë ata, të cilët duhet të na bindin se e kemi gabim, përndryshe tani ekziston ligji i vertetë, drejtësia. Ç’rëndësi ka mosha apo gjinia. Me rëndësi është vlera e asaj që mendojmë, më e rendesishmja është të ecim përpara. Kundërshton dikë, menjëhere të marrin për të keq, të shikojnë me bisht të syrit thua ke bërë një vepër penale. Ndërsa dikush që kupton atë që mendon, të jep një këshillë të mirë:"kur të gjithë bëhen budallenjë, pse ti dëshiron vetëm të bëhësh i mençur. Një njeri nuk mund të ndryshoj boten dhe nëse kjo gjë nuk është e mundur, atëhere budallai i vetëm është ai që flet." Të mendosh me vëmendje, kështu është më mirë. Por edhe vetë heshtja fletë, flasin vetë sytë tanë. Atëhere pse të mos e pranojmë atë që e mendojmë? Dhe kur kundërshtojmë e na konsiderojnë "budallenjë". Ne duhet t’u tregojmë të tjerëve se kjo është arsyeja pse vendi ynë nuk po ecë përpara, sepse të mençurit e rrallë po konsiderohen ‘budallë’.
Nga Egzona Muharemi
Njeriu gjatë jetës së tij kalon kohëra të ndryshme. Kohë pas kohe ndrrojnë edhe gjërat, ku ndërrimi i këtyre gjërave vërehet në dukjen e njeriut. Është shumë më rëndësi dukja e një femre dhe mashkulli, më qenë se dukja tregon karakterin e tyre çfarëdo qoftë ai. Shumica nga njerëzit, e sidomos ata të rinjët i kushtojnë rëndësi të veçantë asaj. Por ka edhe të atillë të cilët janë dembel në këtë aspekt apo këtë gjë nuk e konsiderojnë si gjë primare. Është më të vertetë e pahijshme kur një i ri/re kundërmojnë erë të keqe, apo në rrobat e tyre shihen njolla të ndryshme. Sigurisht çdo njeri do të largohet sepse nuk e tërheq me u shoqëru me ta. Në jetë është shumë e rëndësishme të jesh i menqur, pas të cilës vjen edhe pastërtia apo dukja në nivelin e duhur të cilat pa dyshim jo të gjithë i kanë apo jo të gjithë dijnë ti ruajnë. Andaj pse mos ti kushtojmë rëndësi vetës në qoftë se është e nevojshme 24 orë, që së pari të lëmë përshtypje për vete e më pas për të tjeret. Shumë kohë më parë ndoshta nuk kanë ekzistuar gjërat ndihmëse për një dukje komplete. Tani gjenden çdo gjë që më parë i keni imagjinuar, sepse vet ndërrimi i kohës sjell me vete gjëra të reja moderne. Kujdesuni për vetën tuaj, jepni maksimumin për atë sepse ajo tregon se çfarë jeni në të vertetë.
Nga Kaltrina Aliqkaj
Derisa në disa vende flitet për t’iu dhënë të drejta kafshëve, fëmijët japin opinionin e tyre se a duhet ato të kenë të drejta apo jo. Ata mendojnë se kafshët kanë ndjenja dhe shpirt.
Disa mendojnë se baleti nuk është i mirë për meshkuj. Në grupin e baletit ‘Mjellma’ ka një numer të madh fëmijesh që ushtrojn balet por të gjitha janë vajza.