March 28, 2006

Interneti sot

Filed under: Opinions — Ditar Fëmijësh @ 2:28 pm

Interneti në ditët e sotme është pjesë e jetës moderne. Disa nuk e imagjinojnë dot jetën pa internet.

  • Si e komentoni këtë, çka mendoni për internetin?
  • Pse interneti është i rëndësishëm?
  • Si e mendoni jetën tuaj pa internet?

Si mendoni se do të duket interneti në të ardhmen?

Chatting

Filed under: Opinions — Ditar Fëmijësh @ 1:27 pm

Shumë njerëz sot e përdorin chat-in, pa marrë parasysh a janë të vjetër apo të rinj, meshkuj apo femra.

Me cilin personalitet do të dëshironit të kontaktoni përmes chat-it,

- Sportist

- Muzikant

- Politikan

- Aktor etj

dhe cila do të ishte biseda juaj me ta?

Mësimdhënësi

Filed under: Columns — Ditar Fëmijësh @ 11:05 am

Ekzistojnë nxënës që nuk e kuptojnë rëndësinë e mësimdhënësit! Por ka edhe të tillë që e çmojnë shumë. Fjala mësues është shumë e çmueshme, sidomos për ata që e kuptojnë se sa shumë punë i duhet atij për të punuar me nxënës.
Ndonëse ka njerëz që mendojnë se puna e mësimdhënësit është shumë e lehtë, unë mendoj se nuk është e vërtetë. Mësimdhënësi ka probleme të ndryshme, meqë ekzistojnë edhe nxënës që nuk e respektojnë askënd dhe veprojnë vetëm sipas mënyrës së tyre. Prapseprap ai edhe me nxënës të tillë mundohet të punojë dhe t’iu tregojë atyre se gjëja më e mirë për ta është të mësojnë e jo të shkojnë rrugëve të këqija. Ai na flet me dashuri e mirësi, duke na treguar rëndësinë e mësimit, të mirën dhe të keqen dhe na ndihmon në zgjedhjen e problemeve, përveç mësimeve që na i shpjegon çdo ditë. Këtë e bën sidomos kujdestari i klasës, i cili kujdeset për ne si një prind i vërtetë dhe na dëshiron vetëm më të mirën. Këtë e them nga përvoja që kam pasur me kujdestarët e mëparshëm, me të tanishmin dhe me të gjithë mësimdhënësit në shkollën time. Mjerë ai që nuk e din rëndësinë e mësimdhënësit!

Egzona Muharremi