January 28, 2006

Loja me hile

Filed under: Poetry — Ditar Fëmijësh @ 2:24 pm

E fillova lojën
me një kundërshtar,
por referi ishte
si me qenë budallë.
Budallë nuk ishte,
por bënte hile
kështu më prishi mua
me shoqen time.
Te referi shkova
dhe e qortova
shiko më mirë
se unë nuk gabova.
Ai mu përgjigj
me një zë të vështirë
fajin e ke vet
se nuk luan mirë.
U ktheva prapa
si mbrojtës i dyfishtë,
penall ma bëri
se ke hyrë në zonë të rreptësisë.
Penallin e shutuan,
golën ma shënuan
lojën e humba,
pa pritë e pa kujtuar.
E çfarë loje humba,
a dëshiron ta dish?
Kjo e tëra ishte
loja e dashurisë.

Naxhije Shabani