Mbaron shkollën fillore dhe vjen koha për të vazhduar shkollimin e mesëm. Për të këtë duhet zgjedhur shkollën dhe profesionin që dëshiron. Shumë nga ne zgjedhim si profesion mjeksinë. Padyshim mund të them se këtë profesion e zgjedhin meqë në shkollat e mjekësisë zotërojnë rregullat, respektimi i tyre, paqja dhe mësimi. Një nga këto shkolla është edhe ajo e mjeksisë ‘Dr. Xheladin Deda’ në Mitrovicë. “Është kënaqësi të jesh nxënës i kësaj shkolle” - këto fjalë dëgjohen shpeshherë nga nxënësit që mësojnë aty. Këto nuk janë vetëm fjalë të kota, në vete mbërthejnë një kuptim të gjerë për nivelin e lartë edukativo - arsimor. Me të hyrë brenda në shkollë sheh nxënës të veshur me mantela të bardhë që nga ato sheh një të ardhme të ndritshme. Në këtë shkollë ka numër të madh nxënësish e përveç kësaj ata janë ndër më të aftit, si për nga mësimi ashtu edhe për nga sjelljet. Me respektimin e rregullave, shkolla ka arritur atë nivel sa është për t’i marrë lakmi dhe për t’u mburrë me të. Këtë e krijojnë si drejtori ashtu edhe mësimdhënësit, duke u mbështetur në faktin se nga ata nxënësit konsiderohen si fëmijë të tyre, pra luajnë rolin e prindërit në shkollë. E nga kjo lind bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet nxënësve dhe mësimdhënësve. Ajo çka të bën të ndihesh njeriu më i lumtur që ekziston është se nxënësi vjen në shkollë vetëm me një qëllim, që të mësojë, që në të ardhmen të jetë dikushi në jetë, që ëndrra e tij të realizohet në një ambient të mirë. Pas kalimit të një periudhe padyshim do të ndjejnë mall për shkollën. Gjuha jonë ka aq fjalë të bukura, por për një shkollë të këtillë nuk gjej dot fjalë.
Kaltrina Aliqkaj , Skënderaj
Ha ha e hi hi hi….
Pula e gjeli kanë
ra në dashuri.
Ori pulë tupulake
gjeli shumë në ty
është bërë merak.
Bëri, pula ko ko
gjel i dashur unë
për ty e kam bërë një vo.
Po qesh pula, hi, hi
Ti Antonio,
e unë Mari.
Blerta Mehmeti
Në dorë ne mbajmë lule
për nënat tona shqiptare
trime e bujare.
Në dorë lulet kur i mbajmë
nënat ne përqafojnë
përkdhelin e ledhatojnë.
Ne me dashuri
lulet iu dhurojmë.
Aida Fejza kl.V1