September 1, 2005

Pse?

Filed under: Poetry — Ditar Fëmijësh @ 5:59 pm

Sa vuajtje e gëzime
Sa ëndrra e hidhërime
Gjithmonë shkruan dora ime.

Pse çdo gjë u shua
Nuk dëgjohet një zë lart
Pse këta njerëz janë të hidhëruar
Këto fytyra nuk këndojnë si çdo herë?

A thua vallë ku mbet bariu që kënga e tij u ndal?
Kam ikur larg në rrugë të pa kthim!
Pse?- sepse po fluturoj si një zogzë!
Në krahë i mbaj kujtimet nga bjeshkët e larta
Pse fati është i zi
A do të shëndritë ndonjëherë
Pse gjithmonë hidhërime
Gjithmonë shkruan dora ime?

Valentina Avdiu