February 16, 2006

Babai në mërgim

Filed under: Article of the Month — Ditar Fëmijësh @ 11:00 pm

qameliekastratie3.jpgJam njëra ndër poetet e shkollës sonë. Jam në klasën e nëntë në Turjakë. Lëndët që më pëlqejnë janë anglishtja dhe biologjia. Në shkollën tonë nuk kemi aktivitete të tjera, përveç grupit letrar. Gjatë verës me shoqëri luaj volejboll, sport që e luajmë me shumë dëshirë.

Familja është gjëja më e rëndësishme për mua. Ata janë kujdesur që t’i plotësojnë dëshirat e mia dhe ia kanë arritur. Kam gjithçka në jetë, përveç afërsisë me babain, i cili është në mërgim. Do të doja që të bashkohesha me të, kështu do të kisha të realizuar çdo dëshirë në jetë. Do të isha vajza më e lumtur në botë, edhepse më mungon edhe vëllau, por dashuria atërore më bën të ndjehem me fat e gjithashtu dashuria e xhaxhait që e dua pa masë.

December 1, 2005

Dëshirat e mia

Filed under: Article of the Month — Ditar Fëmijësh @ 10:17 pm
Tung! Quhem Marigona Xhoka dhe jam nga fshati Qëndresë, komuna e Drenasit. Jam 12 vjeçare dhe jam në klasën e shtatë të shkollës fillore ‘Zenel Hajdini’. Unë vijoj kursin e gjuhës angleze në nivelin e III-të dhe kompjuterit në të II-in.
Edhe unë, si çdo fëmijë tjetër, kam dëshirat e mia. Dëshira ime është të bëhem aktore. Filmi im i preferuar është ‘Familja Moderne’. Më pëlqen muzika, në veçanti ajo argëtuese, ndërsa këngëtarja ime e preferuar është Adelina Ismajli. Prej lëndëve mësimore më pëlqen biologjia, ndërsa prej sportit tenisi dhe volejbolli.
Jetoj në një familje 6-antarshe me gjyshërit, dy axhallarët dhe hallat. Kjo sepse babai më ka vdekur qysh kur isha një vjeç, ndërsa nëna më ka braktisur po në atë kohë, pas vdekjes së babait. Mua më kanë rritur gjyshërit me dashuri të madhe.
Babain e kujtoj me mall dhe me dëshirë që të rritesha në krahët e tij. Zoti na ndau kundër dëshirës tonë, na ndau prej shumë dëshirave, qëllimeve dhe prej rrugës që kishte nisur ai, rrugës së shenjtë drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Vdiç me ëndrrën për ta parë Kosovën e lirë, lirinë që sot nuk e gëzojmë plotësisht.
Edukohem në frymën në të cilën është edukuar babi dhe shpresoj se do të arrij aty ku kam dëshirë unë, familja ime e nderuar, si dhe babi im.
Marigona Xhoka