S’ka më diktaturë
Neglizhenca ka mbaruar
Këmba e robërimit ka shkuar
Mënyrat e qeverisjes kanë ndryshuar.
Më nuk ka degjenerim moral
Të gjithë janë të barabartë
Po zhduket padrejtësia
Dhe liri po përjeton njerëzia.
Fatbardha Kurti dhe Bardha Berisha
Ismail Qemaili, Mitrovicë
Një gjë që mund të arrihet
është e drejta e fjalës së lirë
që në çdo kohë mund ta fitojmë
për drejtat tona të luftojmë.
Me dhunë nuk arrihet
asgjë në jetë
vetëm me fjalë dhe dashuri
kuptohemi unë e ti.
Donat Aga (15)
Naim Frashëri - Prishtinë
O zot, dhembje e krenari
‘Ura e gjakut’ në histori.
Kuvend burrash në oda,
si shkëmb graniti qëndroi
me shokë Selman Vojvoda.
E thirri dashuria për atdhe,
dashuria për liri,
i mbeti besnik popullit
me shokë Selmani i ri.
Iu drejtua kriminelëve:
"Jo, o barbarë të zi
kurrë s’mund ta ndaloni
dashurinë, dashurinë për liri.
Ti ‘Urë e gjakut’
Je emër i Lirisë
Flamur lart i ngritur
trim Selmani i shqiptarisë.
Fikrete Tahiraj
Shkolla fillore ‘Shote Galica’, Grykas
Në dorë ne mbajmë lule për nënat tona shqiptare trime e bujare.
Në dorë lulet kur i mbajmë nënat ne përqafojnë përkdhelin e ledhatojnë.
Ne me dashuri lulet iu dhurojmë.
Aida Fejza kl.V1
Më kujtohet ajo ditë
që babain ma morën
ata gjakpirësa
për mos të të shoh kurrë!
Në pranga ishte
duke e endur nëpër burgje të sërbisë,
por mendonim që një ditë
ai të kthehet i gjallë.
Oh zot të gjithë po vinë,
E babain tim a ma keni parë
sa shumë e ka deshtë lirinë
Por dhashtë zoti që jemi ne
e kurrë se harrojmë atë njeri
i cili ishte trim mbi trima
Lavdi babit e gjithë dëshmorëve
të rënë për këtë tokë arbnore.
Për babain tim
U lind 15.06.1966, shkollën fillore e kreu në Baicë, ndërsa shkollës e mesme e kreu në Drenas. Fakultetin ekonomik e kreu në Prishtnë, punoj si sekretar në shkollën fillore Qikatovë e Vjetër më shumë se 20 vite.
U zu rob nga forcat serbe në Baicë, në shtator të vitit 1998. Mendonim se ishte i vrarë, por pas dy javësh morëm vesh se ishte në burgun e Pristinës, na caktuan kohën që ta vizitonim, ishte mirë me shëndet ai thoshte, vetem ju të jeni mirë, se për mua mos u mërzitni. Kështu pas tre muajve e kishi.n dërguar në burgun e Lipjanit. Edhe atje e vizituam dy herë. Është vrar me 21.05.1999.
Laureta Elshani
Jam drenicase
i recitoj, e këndoj lirisë
që të kemi paqen e pavarsinë
të gjithë bashkëatdhetarët e mi.
Drenica luftoi,
luftoi për Kosovë
0që në flamur të valvitet
vetëm një shqiponjë.
Një flamur kuq e zi
që Kosovës t’i mbretëroj
liria me pasardhësit e tij.
Shqipe Dani
E fillova lojën
me një kundërshtar,
por referi ishte
si me qenë budallë.
Budallë nuk ishte,
por bënte hile
kështu më prishi mua
me shoqen time.
Te referi shkova
dhe e qortova
shiko më mirë
se unë nuk gabova.
Ai mu përgjigj
me një zë të vështirë
fajin e ke vet
se nuk luan mirë.
U ktheva prapa
si mbrojtës i dyfishtë,
penall ma bëri
se ke hyrë në zonë të rreptësisë.
Penallin e shutuan,
golën ma shënuan
lojën e humba,
pa pritë e pa kujtuar.
E çfarë loje humba,
a dëshiron ta dish?
Kjo e tëra ishte
loja e dashurisë.
Naxhije Shabani
Një ditë të keqe,
një ditë me shi,
i dogjën shtëpitë
armiqtë e zi.
Duke qarë fëmija,
shiu duke rënë,
në kodër e në arë
armiqtë duke ardhë.
Dhe nënës së shkretë
nga syri i rridhte loti,
e djegur në shpirt
nga flaka dhe baroti.
Beqir Zeneli
Ha ha e hi hi hi….
Pula e gjeli kanë
ra në dashuri.
Ori pulë tupulake
gjeli shumë në ty
është bërë merak.
Bëri, pula ko ko
gjel i dashur unë
për ty e kam bërë një vo.
Po qesh pula, hi, hi
Ti Antonio,
e unë Mari.
Blerta Mehmeti
Në dorë ne mbajmë lule
për nënat tona shqiptare
trime e bujare.
Në dorë lulet kur i mbajmë
nënat ne përqafojnë
përkdhelin e ledhatojnë.
Ne me dashuri
lulet iu dhurojmë.
Aida Fejza kl.V1