Çka është Office 365?

Office 365 është një pako e shërbimeve e cila përfshinë email, ruajtje digjitale, mjetet e komunikimit audio dhe video, shpërndarjen e dokumentave dhe punën simultane. Të gjitha këto funksione janë ngusht të ndërlidhura me platformën shkollat.org.


E-mail

Emaili me domainin shkollat.org i cili ka 50 GB të hapërsirës për ruajtje për emailat tuaja, kalendarin dhe kontaktet.

Hapësira dixhitale

Hapësira e sigurtë dixhitale për ruajtje iu mundëson që të ruani dokumentat dhe files/dosjet dhe mund të përmbajë deri në 1000 GB në total.

Sherbimet Relevante

Shërbimet e ndërthurura e përmirësojnë produktivitetin dhe e ruajnë kohën tuaj të çmuar.

Komunikim pa limit

Rrini në kontakt me kolegët tuaj dhe shfrytëzoni mundësitë e bashkëpunimit edhe nëse nuk jeni në hapësirën e njejtë.

Menaxhimi i Dokumentave

Ruani dhe shkëmbeni dokumentat brenda grupeve të ndryshme dhe mundësoni anëtarëve të grupit gjurmimin përkatës.

Menaxhimi i projekteve

Menaxhoni projektet tuaja në mënyrë efikase dhe mbani të dhëna për progresin dhe përdorimin e resurseve.

Different devices

Email i fuqishëm

Mailbox-i elektronik ka deri në 50 GB hapësirë. Prej kudo që qaseni, ju i keni në dispozicion mesazhet tuaja të dërguara dhe të pranuara, të cilat janë të arranzhuara saktësisht në mënyrën që ju e përcaktoni. Gjithashtu iu mundëson që të përdorni kalendarin, listën e kontakteve apo listën e planifikimit/to-do-list.

Ruani informacionin e rëndësishëm në kalendarë p.sh orarin apo ngjarrjet të cilat nuk dëshironi t’i humbisni. Ju gjithashtu mund të dërgoni ftesa tek shokët për një koncertë apo për të dal së bashku.

Asnjëherë mos i harroni detyrat tuaja të shtëpisë tash e tutje. Shtoni obligimin në listën tuaj të planifikimit dhe do të pranoni mesazh paralajmërues në kohën e duhur rreth afatit të dorëzimit të atij obligimi.

Hapësira e sigurtë dixhitale për ruajtje

Deri në 1000 GB të hapësirës janë në dispozicion për dokumentet dhe dosjet tuaja në hapësirën dixhitale të ruajtjes të OneDrive. Konektoni hapësirën tuaj të ruajtjes në kompjuterin tuaj dhe mund të qaseni në dosjet tuaja edhe nëse jeni “offline”.

Hapësira dixhitale e ruajtjes gjithashtu e mundëson edhe shpërndarjen e lehtë të dokumentave me kolegët e klasës apo mësuesit, dhe gjithashtu edhe me shokët nga shkollat tjera. Qasja në dokumenta është e lehtë dhe kontrolli mbi dokumentat e shpërndara është i plotë.

Different devices
Different devices

Faqet e grupeve dhe aktiviteteve

Kur merrni pjesë në grupe ku shumë dokumente dhe informata janë krijuar dhe janë shkëmbyer, ju mund të krijoni një faqe private për secilin grup. Në këtë mënyrë ju e keni tërë informacionin e rëndësishëm të grumbulluar në një vend, në të cilin kanë qasje të gjithë.

Gjithashtu mund të krijoni email në grup. Dokumentat të cilat I dërgoni në këtë adresë, në mënyrë automatike ruhen në uebfaqen e grupit dhe menjëherë janë në dispozicion për të gjithë anëtarët e grupit.

Komunikim pa limit

Kontrolloni nëse klasa juaj është aktualisht në dispozicion në Skype për Biznes dhe dërgoni mesazh të shkurtë online. Në këtë rrjet, ju gjithashtu mund të komunikoni me kolegët tuaj të klasës apo shokët, komunikoni (vështroni shkurt) desktopin e shokut tuaj apo merrni pjesë në një takim online. Sidoqoftë komunikimi nuk përfundon këtu, pasiqë gjithashtu ju mund të flisni me shokët tuaj përmes rrjetit Skype. Dhe natyrisht e tëra pa pagesë.

Unlimited communication