Si të pajiseni me Office?

Nëse shkolla juaj ju ka mundësuar që të shkarkoni softueri-in e Office pa pagesë, atëherë mund të përcjellni instruksionet e përdorimit dhe mund të instaloni Word, Excel, Power Point, OneNote dhe më shumë, në dhjetëra pajisje të ndryshme.


Different devices

Çasja në Cloud 365

Çasuni me identitetin e shkollës suaj. Në (këndin e sipërm djathtas) kyçuni në shkollat.org. Nëse nuk keni e-identitet, gjejeni atë në shkollën tuaj. Pas kyçjes së suksesshme, do të drejtoheni në qendrën e përdoruesit/user center ku do t’iu shfaqet linku për të shkarkuar Office-in.

Vizitoni faqen për shkarkimin e softuer-it

Përzgjedhni Office nga lista e softuerit dhe klikoni në butonin install/instaloni. Një dosje instaluese e vogël do të shkarkohet për të vazhduar me procesin e instalimit në prapavijë. Përcjellni instruksionet e mëtutjeshme për të kompletuar instalimin.

Office Collaboration
OneNote notes

Aktivizimi i Office

Për të aktivizuar liçensën, thjeshtë kyçuni në një nga programet e Office (për shembull Word). Shënim: për të mbajtur licensën aktive ju duhet të kyçeni së paku një herë në 30 ditë, përndryshe licensa skadon dhe programi nuk është i aktivizuar më tutje. Përdorni e-identitetin tuaj dhe fjalëkalimin e programit për t’u kyçur.