Rreth platformes

Platforma shkollat.org shërben si një ndërfaqe mes infrastrukturës ekzistuese dhe Microsoft. Cloud Microsoft Office 365 është rezultat i bashkpunimit të ngushtë ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, PBC sh.p.k. dhe Microsoftit. Kjo platformë është e dedikuar për shkollat publike pjesë e arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës, ku Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me Agjencinë e Shoqërisë së Informacioit kanë blerë një sasi licencash te Office 365 në mënyrë që të lehtësohet procesi I mësimit për arsimtarët por edhe për nxënësit.


Vlen të përmendet se për tërë shkollat publike në nivel vendi do të hapen poste elekronike emër.mbimër@shkollat.org dhe njëkohësisht edhe për nxënësit, ku nxënësit do të përfitojnë paketën Microsoft Office 365 pa pagesë.

Anëtarsimi i shkollave të Republikës së Kosovës në platformën shkollat.org i mundëson nxënësve, mësuesve dhe pjesëmarrësve tjerë që të kenë qasje në informacione të ndryshme dhe shërbime multimediale të ofruara nga platforma dhe ofrues të tjerë të këtyre shërbimeve.

Platforma shkollat.org mundëson zgjerimin e këtyre shërbimeve përmes funkcioneve të teknologjisë së fundit të komunikimit dhe bashkëpunimit të quajtur Office 365. Pas skadimit të qasjes në shërbime, aplikacioni automatikisht fillon heqjen e liçensave, duke e pamundësuar përdorimin e mëtutjeshëm të këtyre shërbimeve.

Menaxhim i lehtë

Shkollat.org ofron mundësi të menaxhimit shumë të thjeshtë nga administratoret e shkollave dhe krijim të qasjeve të reja në çdo kohë.

1Qasja e parë e përdoruesit

Pas qasjes së parë, përdoruesi pasjiset me një llogari të përdorimit për shërbimet e Office 365 dhe me liçensat përkatëse për përdorimin e këtyre shërbimeve.

2 Fillimi i procesit në mënyrë vetanake

Kur përdoruesi vendos që të filloj të përdorë këtë shërbim, do të ketë qasje që të bëjë editime në mënyrë të pavarur, pa pasur nevojën e intervenimeve shtesë nga ana e administratorit të teknologjisë informative.

3Veproni drejt

Kur të skadoj abonimi, aplikacioni e informon përdoruesin paraprakisht dhe pastaj në mënyrë automatike e bënë tërheqjen e qasjes në shërbime.

Kujt i dedikohet platforma shkolla.org?

Shkollat.org përfshin organizatat të cilat I plotësojnë kushtet në vijim:

1 E drejta për përdorimin e shërbimeve në shkollat.org

Shkollat.org është e dedikuar për të gjitha shkollat publike që i përkasin arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës.

2Ofruesi i shërbimeve të identitetit të integruar

Shërbimet tek Shkollat.org mund të përdoren vetëm nga shkollat dhe nxënësit të cilëve paraprakisht u është krijuar qasja përmes platformës. Platforma është krijuar duke u bazuar në informacionet zyrtare te pranuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e me këtë rast vlen të theksohet se kompania zhvilluese he nuk është përgjegjëse për gabimet që rezultojnë nga informacionet e pranuara.